Dy kosovarë, njëri nga Gjilani e tjetri nga Kamenica raportohet se janë arrestuar nga Policia e Serbisë.

Arrestimi i dy kosovarëve ndodhi në Konçul, fshat ky në afërsi të zonës kufitare të Dheut të Bardhë;

Siç shkruan Tanjug, ky veprim i autoriteteve serbe ndodhi pas konfiskimit të rreth katër kilogramëve marihuanë.

Të arrestuarit janë kosovarët me inicialet D.A 36 vjeçar dhe D.P 26 vjeçar.

/Ora News.tv/