Arrestohen autoret e grabitjes se kambistit ne Tirane

Arrestohen autoret e grabitjes se kambistit ne Tirane

Arrestohen autorët e grabitjes së kambistit të ndodhur dje, (29 mars, 20291) në në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Agresorët e kanë ndjekur 50-vjeçarin, Agron Shima që nga momenti që ka dalë nga biznesi i tij pranë sheshit, “Ushtari i Panjohur”, dhe e kanë ndaluar pranë semaforit të rrugës së Barrikadave. Ata pasi e kanë goditur me levë  i kanë marrë çantën me shumën e parave brenda.

Të arrestuarit janë  Xhoni Dido, Blenard Hoxha dhe Elvis Berisha ndërkohë dje u arrestua dhe një person i katërt.  Operacioni u kodua "Valuta" dhe sipas burimeve kambistit iu grabit nj çate me 60 mije dollare,por zyrtarisht policia nuk e ka dhene shumen.

Hetimet- Një grup i posaçëm hetimor u angazhua për  zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të përfshirë në vjedhjen me dhunë ndaj shtetasit Agron Shima.

Krahas 35 vjeçarit, të identifikuar me inicialet E.F i cili u ndalua që momentin e vjedhjes falë ndërhyrjes në kohë të patrullës së Policisë Rrugore u arrestuan dhe Elvis  Berisha, 37 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”); Blenard Hoxha, 27 vjeç, banues në Tiranë; Xhoni Dido 23 vjeç banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”).

"Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin paraditen e djeshme në rrugën e  “Barrikadave” i kanë vjedhur me dhunë shtetasit A. Sh., një shumë lekësh të cilën ky shtetas e posedonte." informon policia e Tiranes.

Grabitja tjeter- Ata dyshohet se janë dhe autorë të një tjetër grabitje të ndodhur  në janar të 2019

"Nga veprimet proceduriale të kryera, në bashkëpunim me strukturat e Komisarisatit të Policisë Nr.3 dhe strukturat e tjera policore  të Drejtorisë Vendore të Policisë  Tiranë  rezulton se këta shtetas janë dhe autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më 07 janar 2019, në rrugën “Mine Peza”, ku dy persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetasit B. Sh., (roje pranë një pike këmbimi valutor)." 

Ja me cfarë vidhnin -  Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe sendet e përdorura nga këta shtetas gjatë vjedhjeve: Motorr skuter; kokore; tub metalik; thikë dhe doreza plastike; doreza dhe veshje të përdorura nga autorët; tre aparate celular dhe automjet. 

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ‘’ Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim’’, parashikuar nga neni 139 dhe 25 të Kodit Penal.

Grabitja e ndodhur dje dhe arrestimi i autorit 


EMISIONET