Arrestohen 3 tunizianë në Itali, akuzohen për terrorizëm

Arrestohen 3 tunizianë në Itali, akuzohen për terrorizëm

Tre të rinj tunizianë janë arrestuar sot nga Antiterrorizmi italian me akuzën e pjesëmarrjes në organizim me qëllim terrorizmin ndërkombëtar.

Tre të arrestuarit Alfi Nafaa 27 vjeç, Mejri Bilel 26 vjeç e Beb Saad Marwen 31 vjeç   ndoheshin në Itali prej vitit 2016 të regjistruar si studentë universitarë por pa frekuentuar deri më sot asnjë orë leksioni.

Hetimet e investigatorëve italianë kanë zbardhur se ata ishin pjesë e grupimit terrorist Ansar al-Sharia i pozicionuar në Tunizi dhe e kalonin kohën duke aktivizuar në facebook profile false që propagandonin e shpërndanin në internet ideologjinë e shtetit islamik ISIS.

Tre tunizianët filllmisht banonin në qytetin e Torinos e më pas janë spostuar në Piza. Përgjimet telefonike e ambientale të investigatorëve italianë kanë vërtetuar se ata kishin lidhje me luftëtarë të Isis në Siri dhe se ishin përshirë gjithashtu në një trafik lëndësh narkotike në Itali.

EMISIONET