Arrestohen 3 'skifterat' shqiptarë në Itali, kryen 66 grabitje me vlerë 2 mln euro në 5 muaj

Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane si autorë të 66 grabitjeve të kryera në vila e banesa në territorin e provincave të Pordenones e Trevizos.

Grabitjet janë kryera brenda 5 muajve dhe kalojnë vlerën e 2 milionë euro.

Të arrestuarve u janë sekuestruar shufra floriri, orë të shtrenjta, para kesh, bizhuteri si dhe pistoleta e municione të përdorura  gjatë grabitjeve.

Policia italiane ka zbardhur se mjaft prej objekteve te grabitura ishin transferuar në Shqipëri e ricikloheshin në para.

EMISIONET