Armina Mevlani tregon arsyen e vërtetë pse nuk është martuar ende me Shkëlzenin

Së fundmi Armina Mevlani ka bërë një bashkëbisedim me fansat e saj përmes rubrikës së “Instagramit” “Ask më”. Ajo është përballur me disa pyetje shumë interesante që ka vendosur t’i publikojë.

Një ndër këto pyetje është nëse Armina do ishte dakort që Shkëlzeni të mbante mikeshë ish-partneren e tij dhe ajo përgjigjet: Sigurisht që jo.

Një prej ndjekësve shprehu se njerëzit mendojnë se blogerja mund të ishte martuar me kohë por është i fejuari i saj Shkëlzen Berisha ai që nuk e merr këtë hap.

 “Publiku mendon se të ishte për ty do të ishe martuar me kohë, por këtë gjë e shtyn Xeni për arsye të pashpjegueshme, i shkruan një fans.

 “Kjo nuk është e vërtetë aspak”, i  përgjiegjet Armina.

Një pyetje tjetër ishte pse nuk martohet me Shkëlzenin dhe ajo përgjigjet: Nuk mendoj se martesa është arritja më e madhe, të dy duhemi dhe jemi mirë në bashkëjetesë. Martesa është thjesht diçka që bëhet për qejf, por në të vërtetë nuk tregon asgjë.

EMISIONET