I ftuar në emisionin e mëngjesit "Ditë e Re" në RTV Ora në një intervistë ekskluzive këngëtari i njohur Arif Vladi ka folur ashpër prë tregun muzikor në Shqipëri.

Vladi ka sulmuar Këngët e Shekullit.

"Një televizion këtu bën këngët e shekullit. Kush je ti që i përcakton këngët e shekullit?! Nëse do i analizonte një komision kombëtar i cili merr vesh nga muzika, arti dhe shqiptarë dalin 80% romë. Nuk bëhen këngët e shekullit me Laço shekull por me personalitete që vendosin se kush janë këngët e shekullit" u shpreh Arif Vladi për emisionin Dite e Re.


/Ora News.tv/