Çfarë qëndrimi do mbani për shkarkimin e Presidentit? Roshi: Kam votuar kundër

Çfarë qëndrimi do mbani për shkarkimin e Presidentit?

Deputeti i Ballit Kombëtar demokrat, Artur Roshi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora tha se ka votuar dhe do votonte kundër çdo rezolute kundër Presidentit.

Roshi tha se voton kundër qeverisë për të ruajtur një neutralitet së sistemin politik.  

Hila: Nëse do kemi një kërkesë për shkarkimin e tij (Presidentit) që është artikuluar nga numri dy i PS, ju çfarë qëndrimi do të mbanit?

Roshi: Unë gjithmonë kam votuar kundër çdo rezolute që është bërë për të. E kam argumentuar edhe me qëndrimet e mija në parlament. Dekreti që Meta bëri për zgjedhjet e fundit nuk u mor në referencë, atëherë përse dekreti për një person tjetër duhet të ketë fuqi? Ajo që duhet të bëjë parlamenti është që botimin ose mos botimin në fletoren zyrtare duhet ta fusi brenda një kornize ligjore. Unë kam votuar kundër, jo sepse Balli Kombëtar demokrat është pjesë integrale e opozitës së bashkuar, që ndodhet jashtë, por edhe për shkak të logjikave. Për të mbajtur një neutralitet.


EMISIONET