Arben Gjata tregon çfarë ndodhi me tenderin për blerjen e respiratorëve

Arben Gjata tregon çfarë ndodhi me tenderin për blerjen e

Shqipëria kërkon të pajiset me respiratorë për të luftuar koronavirusin në vend teksa është hapur dhe një tender për blerjen e tyre.

Mjeku Arben Gjata i ftuar në studion e RTV Ora shprehet se vendi me të cilin kishim lidhur kontratë u prek nga koronavirusi.

Si pasojë ajo vendosi të mbyllë të gjitha eksportet si masë parandaluese për përhapjen e virusit.

Gjata: Shqpëria ka rreth 190 respiratorë, 4 respiratorë të tjerë që janë në sektorin privat. Janë duke rekuperuar të gjithë respiratorët që kishin ngelur për një prizë apo diçka tjetër. Këto tre ditët e fundit dy nga inxhinierët më të mirë që kemi pasur ne kanë vënë në gjendje pune mbi 24 respiratorë që janë montuar tashmë tek spitali infektiv. Di që Ministira e Shëndetësisë kishte siguruar dhe kishte lidhur kontrata për të blerë këto respiratorë. Fatkqësisht vendi me të cilin kishte lidhur kontratën u prek rëndë nga koronavirusi dhe ndaloi eksportin e barnave mjekësore. Përjetoni sikur jeni me pushime në plazh por ka filluar shiu pasi është e vetmja rrugë që ne ekipet mjekësore të kemi mundësi të japim ndihmë dhe t’i mbështesim në ditë të vështira. Ndryshe do të kemi humbje të mëdha. 

EMISIONET