Bashkimi Europian ka lëshuar alarmin për nivelin e ndotjes së mjedisit në Kosovë.

Shefja e Zyrës së BE në Prishtinë, Natalya Apostolova u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që urgjentisht të ndryshojnë politikat që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Ajo tha se këto ndryshime janë edhe pjesë e standardeve që Kosova duhet t’i përmbush në rrugën e saj drejt integrimeve europiane.

“Dua të nxis autoritetet e Kosovës që të miratojnë strategjinë për ujërat, që është shumë i rëndësishme, strategjinë për ndryshimet klimatike dhe të rrisin eficencën në energji sa më shpejt që mundet”, tha ajo.

Edhe në raportin e progresit të publikuar muajin e kaluar nga Komisioni Europian, çështja e mjedisit në Kosovë vlerësohet shqetësuese dhe se Bashkimi Europian mbetet i shqetësuar për përparimin e vakët në sektorin e ruajtjes së tij.

Lexo më shumë në:  http://www.gazetaexpress.com/lajme/be-leshon-alarmin-ndotja-ne-kosove-shqetesuese-542593/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

/Ora News.tv/