Nëse nuk reduktohet përdorimi i materialeve plastike, rreziku që i kanoset mjedisit është tepër i madh. Një regjisor ukrainas ka përcjellë këtë mesazh duke paralajmëruar një apokalips plastik nëse njerëzit nuk e kuptojnë rrezikun që i kanoset mjedisit nga përdorimi i këtyre mbetjeve që janë të pa riciklueshme dhe që ndotin tokën dhe ambientin.

Regjisori ukrainas Vladi Yudi ka gjetur një mënyrë origjinale për të sensibilizuar për përdorimin e dëmshëm dhe pa kriter të plastikës. Ai ka përdorur mbetje të pariciklueshme dhe të riciklueshme për të krijuar një set karakteresh për një film horror të titulluar “Wrapped in Plastic” ose “Mbështjellë me plastikë”. 

Personazhi kryesor quhet Garbi dhe është një kombinim mes Barbi dhe Garbage, nga anglishtja, mbetje dhe ngjarjet zhvillohen në një qytet plastik ku Garbi lufton me përbindësha prej plastike.

Qëllimi i regjisorit Yudi është të përcjellë një mesazh të rëndësishëm, për t’i bërë njerëzit të kuptojnë rrezikun që i kanosët mjedisit nga ajo që ai e cilëson “Apokalipsi plastik”, pra nga mbingarkesa me plastikë. Filmi sjell një vizion të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen nëse nuk reduktohet përdorimi i plastikës. Ndërsa kukullat e Hollivudit dhe Barbie, sipas regjisorit, simbolizojnë një mënyrë jetese të konsumatorit e cila përfundimisht çon në ndotje të mjedisit.

/Ora News.tv/