Apeli Tahirit: Prisni, bëni durim

Apeli Tahirit: Prisni, bëni durim

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka bërë thirrje për durim.

Gjtë konferencës për gazetarët, Tahiri tha se duhet pritur sa të dalë rezultati i betjes së tij me drejtësinë.

Ai shtoi se do jetë zëri i gjithë qytetarëve që enden dyerve të gjykatës.

Saimir Tahiri: Ka shumë qytetarë që mua më besojnë dhe unë i falenderoj pa masë. Ka qenë me të vërtetë një sakrificë. Ka plot të tjerë që nuk më besojnë dhe ndoshta nuk do më besojnë kurrë me shumë gjasa, edhe ata i falenderoj sepse sikur të përpiqeshin të gjykonin politikanët që besojnë siç më kanë gjykuar mua ky vend do ishte padiskutim shumë më i mirë se ç'është sot.

Falenderoj edhe gazetarët, analistët dhe komentatorët që nuk kanë kursyer disa për të thënë të vërtetën disa për të thënë gënjeshtra por të paktën i falenderoj të dyja palë se fundja kanë nxjerrë më të mirën time, për të nxjerrë të vërtetën time.

Ju them të gjithëve prisni, bëni durim, prisni. Po aq sa rezultati i kësaj beteje mua më intereson dhe mënyra sesi do i shkoj deri në fund. Në këtë vend ku parimet duket sikur vlejnë pak, që duket sikur fiton më shumë ai që ja fut tjetrit, që duket sikur fiton më shumë servili që i ulet shefit deri tek këpucët, në këtë vend mund të bëhet më ndryshe dhe Shqipëria e fëmijëve të mi, jam bindur edhe i fëmijëve tuaj dhe i çdo shqiptari nuk mund të jetë kjo. E kam bërë dhe do vazhdoj ta bëj këtë betejë sikur të mos ishte vetëm beteja ime, e familjes sime apo e miqve të mi por sikur të ishte beteja e të gjithëve atyre që kanë vuajtur dhe po vuajnë para dyerve të drejtësisë dhe nuk kanë gojë të flasin.

Do ta bëj këtë betejë për ta dhe do flas edhe për ta. Besoj do vijë një ditë që do ja dalim.

EMISIONET