Një 60-vjeçare tashmë prej 2 vitesh është diagnostikuar me tumor në teroide duke e rënduar atë jo vetën fizikisht por edhe ekonomikisht. Pensioni prej 133 mijë lekë të vjetra nuk i mjafton as për ilaçe ndaj kërkon vëmendjen e duhur nga institucionet shëndetësore që të paktën ti sigurojnë falas vizitat por dhe ilaçet.

Sherife Keta prej 25 vitesh ka vuajtur nga teroidet, duke i sjellë shqetësime të shumta në shëndet. Por vetëm para dy vitesh u diagnostikua me tumor.

"Kam 10 vjet që kam rënë në fund fare. Katër muaj kam mbetur në dyshek."

Sëmundja e bëri  të dobët. Kimiot e rënduan imunitetin e saj duke i shkaktuar lodhje të trupit.

"Të lodhin, tre javë rri e mbyllur."

Shtëpia e saj që në dukje të ngjan si kasolle, nuk plotëson kushtet minimale dhe mungesa e një shtëpie e bën të ndihet keq.

"Shumë e vështirë, nga një anë sëmundja që më ka rrëzuar përtokë, së dyti kushtet."

I vetmi që kujdeset për të është bashkëshorti.

"Kujdeset bashkëshorti, fëmijët në punë."

Te dy jetojnë me një pension që ajo e përfitoi si nënë me shumë fëmijë dhe ato para që merr nuk i mjaftojnë për ilaçe, ndaj kërkon vëmendjen e duhur nga  institucionet shtetërore.

"130 mijë lekë, as vizitat nuk i përballoj. Nuk bëhet fjalë që me ato lekë të blej një palë çorape. Dua që pesë ditë të jetoj dhe unë e lumtur."

/Ora News.tv/