Fëmijët shqiptarë në kampet e ISIS, nëna 70-vjeçare apel shtetit: Të na i kthejë!

Fëmijët shqiptarë në kampet e ISIS, nëna

"I lutem shtetit të na kthejë fëmijët" Kjo është thirrja e nënës së Krenar Shulit, një prej të rinjve pogradecarë që udhëtuan drejt Sirisë dhe u vranë si pjesë e të ashquajturit Shteti Islamik. RTV Ora ishte pranë dy familjeve. 

Në banesën e familjes në Gurras të Pogradecit, Asija 70  vjeçare vajton për humbjen e të birit dhe kërkon nga shteti të angazhohet për ti kthyer 5 nipërit e mbesat që kanë mbetur të bllokuar në Siri.

Sa kohë keni që nuk keni kontakt?

Asije Shuli: Dy vjet

Sa vjeç janë fëmijët e djalit?

Asije Shuli: Një 17, një 13, një 6, një 3 dhe një 2. I lutem shtetit të na kthejë fëmijët

Kthimin e të birit në shtëpi e pret edhe Ervis Alinji në Leshnicë të Pogradecit.

Ai u largua drejt Sirisë kur ishte 24 vjeç pa lejen e prindërve të cilët 8 vjet më pas ende besojnë se është gjallë. Por në rast se i biri ka humbur jetën, ngushëllim për ta do të ishte kthimi i trupit .

"Unë e di që është gjallë. Dua të më thotë në telefon që është mirë" thotë i ati.

Por në rast se i biri ka humbur jetën, ngushëllim për ta do ishte kthimi i trupit.

Ata akuzojnë Almir Dacin, ish-imamin e xhamisë së fshatit si njeriu që i rekrutoi. Ky i fundit u  bë i njohur kur kërcënoi Ballkanin për llogari të Shtetit Islamik, ku u raportua se edhe u vra.

Në banesën ish imamit në fshat kanë mbetur dy prindërit e tij të moshuar që ndajnë shqetësimin për tre femijet e mitur. 

"Të kthehen fëmijët, pse mos kthehen"

RTV Ora ishte edhe tek xhamia e Leshnicës, ku Almir Daci predikoi dhe më pas dyshohet se nisi disa të rinj shqiptarë të luftonin në Siri për të ashtuquajturin shtetin islamik. Disa prej tyre morën me vete edhe familjare, që tashmë kanë mbetur të bllokuar në Sirinë e shkatërruar nga luftërat.  



EMISIONET