Mos u nxitoni në timon, nëse bini në rrjetën e policisë do të vonoheni

Mos u nxitoni në timon, nëse bini në rrjetën e policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola në këto ditë të sezonit veror ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të mos ecin me shpejtësi.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Tola tha se kur një drejtues mjeti nxiton për të arritur sa më parë në destinacion, nëse do të ndalohet nga policia më shumë do të vonohet.

Mitat Tola: Ajo që kemi kërkuar dhe kërkojmë është që drejtuesit e mjeteve të respektojnë sistemet e sinjalizimit, të rrinë në kolonë, të mos parakalojnë gabim për të evituar penalitetet administrative. Minimumi i një punonjësi policie për të plotësuar një gjobë janë 10 minuta, derisa të bëhen verifikimet. Kështu që ai që nxiton po ra në rrjetën e policisë do të vonohet. Këtë kemi kërkuar, pastaj pjesa tjetër janë kontroll për pije alkoolike dhe përdorim mjeti pa patentë.

Tola përmendi disa nga rrugët më problematike në këtë sezon veror, por tha se kanë evidentuar se shkak për trafikun e rënduar është infrastruktura rrugore, e cila nuk e përballon dot këtë "eksod".

Mitat Tola: Është infrastruktura rrugore ajo që nuk i përballon dot flukset kaq në rritje "eksode" të mjeteve që zhvendosen të premte, të shtunë, të dielë dhe kthimet pothuajse në të njëjtën kohë. Në tilla "eksodesh" edhe Italia që ka një rrjet shumë të gjerë autostradash, ditët e pushimeve autostradat e tyre ngadalësohen së tepërmi. Këtë e kemi evidentuar si problematikë.

EMISIONET