Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri ka publikuar këngën e saj të re "Shpirti ma di" duke dhënë një surprizë të madhe për publikun.

Zëri i saj i fuqishëm do të vijë në një tjetër skenë madhështore. Anxhela ka nisur përgatitjet që në muajin nëntor të sjellë recitalin e saj të parë dhe për këtë njoftoi ndjekësit me një postim në Instagram.

"Kënga ime më e re sapo doli! Ky është vetëm fillimi i një pune të jashtëzakonshme që do finalizohet me recitalin tim të parë në muajin nëntor", shkruajti Anxhela.

Projekti i ri është një baladë dashurie, të cilin e realizoi me Kledi Bahitin dhe Threedots.

/Ora News.tv/