Pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi se Anxhela Peristeri po fshihte moshën e saj të vërtetë, duke shkruar se është më e madhe sesa deklaron.

Por e ftuar në emisionin "Why Not" në RTV Ora, këngëtarja sqaroi njëherë e mirë të vërtetën.

Anxhela u shpreh se do e thoshte me krenari nëse do ishte 40-vjeçe. Por në fakt është vetëm 31-vjeçe.

Roza Lati: Janë ca thashetheme vërdallë që sikur je 40-vjeç. Pse të komentojnë sikur je kaq e madhe në moshë?

Anxhela Peristeri: "Jam njeri që nuk e kam fshehur ndonjëherë moshën. Edhe nëse do isha 40-vjeçe do e thosha me krenari sepse nuk ka gjë të keqe të jesh 40-vjeç. Të gjithë do shkojmë 40, nuk është se ndonjëri ka shkuar 40-vjeç dhe tjetri ka ngelur 20 vjeç gjithë jetën. 

Por ndoshta për faktin që kam dalë shumë e re në skenë. Kam kënduar që 16-vjeç. Njerëzit bëjnë llogaritë e viteve dhe thonë kjo është e madhe se atëherë ka qenë 20. Kush e di si e mendojnë. Është edhe në wikipedia një biografi e imja që më nxjerr 37-38 ndoshta ngatërrohen edhe atje. Megjithatë unë jam '86, 14 mars 1986 dhe jam plot 33 vjeç."

/Ora News.tv/