Eurovizion 2020 ishte planifikuar të zhvillohej në Rotterdam dhe Shqipërinë do e përfaqësonte Arilena Ara me këngën “Fall from the sky”.

Për shkak të koronavirusit, Eurovizion do të anullohet për këtë vit duke u shtyrë për vitin e ardhshëm. Këtë njoftim e ka bërë vetë faqja zyrtare e Eurovizionit në “Instagram”.

Pas anullimit të këtij festivali, Arilena Ara ka postuar në “Instagram” një video nga momentet më të bukura të këtij muaji që po përgatiteshe me kolegët e saj pr ta sjellë performancën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme në Eurovizion.

Ajo falenderon të gjithë grupin që e ka ndihmuar kaq shumë dhe për punën e palodhshme që kanë bërë. Këngëtarja gjithashtu shprehet se nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti.

“Këto janë disa sekonda të prera nga një muaj intensiv në LA, ndërsa punonim për “Fall from Sky”. Nuk mund të përshkruaj sa krenare dhe e lumtur jam për çdo moment, jo vetëm unë, por secili prej nesh ka dhënë për këtë këngë. Gjithë përkushtimin, pasionin, dashurinë dhe emocionin që vendosëm në të. Ky është përkufizimi im i lumturisë! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj! Ju i jepni vlerë cdo përpjekjeje.”

P.S Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti juaj. Ju lutemi, qëndroni në shtëpi! Qëndroni të sigurt. Duke dërguar gjithë dashurinë time. Zoti e bekoftë secilin prej jush!”, shkruan Arilena.


/Ora News.tv/