Rama nga Vlora për opozitën: Janë mbledhur në Tiranë për të njëjtin avaz

Rama nga Vlora për opozitën: Janë mbledhur në Tiranë

U tha se takimi në Vlorë, i kryeministrit Edi Rama nuk do të ishte një antimiting, por pamjet tregojnë të kundërtën.

Kreu i qeverisë po zhvillon aktualisht një takim, ku duket se ka mbledhur shumë qytetarët, jo vetëm nga Vlora, por edhe nga rrethe të tjera.

Gjatë fjalës së tij, duke iu referuar opozitës, Rama tha se ata janë mbledhur në Tiranë për të përsëritur të njëjtin avaz.

Rama: Nëse krahasojmë Vlorën që kemi sot, me Vlorën që duam për nesër jemi larg

Nëse duam të kuptojmë dhe nëse çdo shqiptar ka sy për të parë, veshë për të dëgjuar dhe mendje për të gjykuar do të kuptojë se kush është ndryshimi mes ne që jemi këtu dhe atyre që janë në Tiranë, është si ishte Vlora dje dhe si është sot.

Ata që janë mbledhur për të përsëritur të njëjtin avaz e kishin braktisur Vlorë. Sot Vlora dhe Shqipëria kanë zot. Sot Vlora dhe Shqipëria kanë shumë për të bërë akoma, por kanë sigurinë se janë në rrugën e duhur.

EMISIONET