Antimafia: Shqiptarët trafik droge në Itali më pas pastrojnë paratë në Shqipëri"

Antimafia: Shqiptarët trafik droge në Itali më pas pastrojnë

Prokurori i Antimafias itaiane Federico Cafiero De Raho, ka dhënë një tjetër alarm për rrezikun që i kanoset Shqipërisë. Në konferencën të zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë , për masat shtesë ne burgje, që u mbajt paraditen e sotme ai deklaroi se kriminaliteti shqiptar është specializuar në trafikun e drogës, të ardhurat e të cilëve riciklohen në Shqipëri.

De Raho: "Siç dihet kriminaliteti shqiptar është specializuar në trafikun e drogës. Këtë e vërtetojnë me siguri të plotë hetime të shumta në Itali dhe në vende të tjera europiane. Mjafton të mendojmë se të gjitha  Drejtoritë e rretheve të antimafias italiane që janë duke zhvilluar hetime kundra organizatave kriminale që i janë të pëfshirë në trafikun e drogës ka dhe shqiptarë. Deri në këto moment janë krijuar skuadra të shumta të përbashkëta hetimore që bashkëpunojnë në të dy brigjet e Adriatikut. Në kohët e fundit të drejtorisë së antimafias italiane kemi pasur mbledhje me magjistratë e prokurorisë për krimet e rënda dhe mbledh

Trafiku i lëndëve narkotike po aq i njohur i bën të mundur organizatave kriminale të përftojnë fitime shumë të mëdha që investohet në blerje të tjera të sasive të mëdha droge dhe pjesa tjetër më e madhe riinvestohet. Prokuroritë italiane kanë një vëmendje të veçantë aspektit të riciklimit e parave të ardhura nga kriminaliteti.

Eksperienca që del nga hetimet na bën të konfirmojmë se vetëm në raste të radha fitimet nga trafiku janë fshehur apo riinvestuar në itali. Ka mundësi shumë të lartë që pastrimi i parave të ndodhë në vendin e origjinës së pjesëmarrësve të organizatës kriminale. dhe në këtë rast në Shqipëri" 

Bashkeveprimi me Ndragheta-  De Raho  tha  se grupet shqiptare në Itali veprojnë jo vetëm në trafikun e marijuanës, por edhe kokainës duke bërë aleanca me bandat italiane.

"Tashmë shqiptarët nuk trafikojnë vetëm marijuanë, hashash, por dhe kokainë. Ka hyrë plotësisht në trafikun e kokainës, operojnë me Ndraghetën dhe nga kjo aleancë kanë përfituar një zhvillim të jashtëzakonshëm në trafikun e drogës"

Konfiskoni pasurite e krimit -  Ndërsa ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili vlerësoi operacionet e fundit për goditjen e krimit dhe kërkoi që të vijohet me këtë ritëm, pasi këtu do të bazohet edhe vendimi për hapjen e negociatave ne qershor.

“ "Konfiskimi i pasurive të paligjshme është i rëndësishëm në parandalimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pa një veprim efikas, parandalues ndaj pasurive të paluajtshme rreziku që ekonomia legale e një vendi të sulmohet është shumë i lartë. Ndërhyrja në sektorin e masave parandaluese është themelore. Është e rëndësishme që edhe autoritetet shqiptare të eksperimentojnë dhe të përmirësojnë aktivitetin e tyre në sektorin e masave parandaluese. Është fillimi dhe ne presim vendime përfundimtare të konfiskimit të pasurive të paligjshme, është sinjal që vendi po bën në luftën kundër krimit. Vendimi në qershor do të merret edhe në bazë të rezultateve në luftën kundër krimit. Në muaj e fundit ka pasur rezultate”  

Së bashku me Ministren e Drejtësisë shefi i antimafias italiane zhvilloi në një vizitë në Drejtorine e Përgjithshme të Burgjeve ku vizitoi sallën operative te monitorimit të burgjeve. Ministrja e Drejtësisë beri me dije se të mërkurën do të nis  të aplikohet regjimi i posaçëm, për të dënuarit të cilët dyshohet se vazhdojnë aktivitetin kriminal dhe gjatë qëndrimit në qeli. Ministrja  Gjonaj deklaroi se këtij regjimi do i nënshtrohen 270 të dënuar apo që janë në proces gjykimi, pasi dyshohet se vijojnë kontaktet më botën e jashtme të krimit.


EMISIONET