Prokurori i Përgjithshëm William Barr i ka kërkuar Presidentit Donald Trump që të ndërpresë ndërhyrjet në proceset gjyqësore përmes Twitter.

Komentet e  vazhdueshme nga ana e tij e bëjnë të pamundur punën time, tha ai për ABC News të enjten.

Barr theksoi se ai nuk do të frikësohej  as nga Kongresi, as nga gazetat ose Presidenti i SHBA.

Ai do të punonte për integritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit amerikan.

"Unë mendoj se është koha për të ndaluar tweet-in për çështjet penale të Departamentit të Drejtësisë", tha Barr.

Sigurisht, ai ishte i vetëdijshëm se kjo deklaratë mund të mos pëlqejë Presidentit të SHBA.

Komentet e Barr ishin nxitur me sa duket nga ndërhyrja e Trump në rastin e Roger Stone, ish këshilltar politik dhe mik i Trump, i cili duhet t'i përgjigjet gjykatës për rolin e tij në të ashtuquajturën aferë të Rusisë.

Prokurorët i rekomanduan të hënën gjykatës federale në Uashington një dënim nga shtatë deri në nëntë vjet burg duke marrë parasysh seriozitetin e veprave të Stone.

Katër prokurorë federalë dhanë dorëheqjen nga çështja Stone në fillim të kësaj jave pasi Departamenti i Drejtësisë hoqi dorë nga rekomandimi i tij fillestar i dënimit.

Rekomandimi fillestar bëri që Trump të kritikonte prokurorët që punojnë për çështjen, duke e cilësuar atë një "situatë të tmerrshme dhe shumë të padrejtë".

Trump gjithashtu e quajti rekomandimin për dënimin "qesharak" dhe një "fyerje për vendin ".

Vendimi do të jepet të enjten e ardhshme dhe ndaj Stone rëndojnë 7 akuza.

/Ora News.tv/