Turqia ende nuk ka zbuluar të gjitha informacionet që ka në dispozicion për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në konsullatën e vendit të tij në Stamboll, tha të martën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

"Ne ende nuk kemi publikuar të gjitha informacionet që kemi," tha Erdogan në një intervistë me A-Haber.

Khashoggi, një bashkëpunëtor i gazetës amerikane "Washington Post", u vra më 2 tetor 2018 në konsullatën e Arabisë Saudite.

Ai ishte një nga kritikët më të mëdhenj  të princit Mohammed bin Salman, i cili mohon përfshirjen në këtë rast.

"Ankaraja është e vendosur të sjellë këtë çështje para drejtësisë ndërkombëtare", tha Erdogan, duke i bërë thirrje SHBA-së të ushtrojë presion mbi Rijadin.

Qeveria e SHBA, e cila dëshiron të mbajë lidhje të ngushta me Arabinë Saudite, thotë se nuk ka prova të padiskutueshme për përfshirjen e Princit në vrasjen e Khashoggi.

/Ora News.tv/