Anila Hoxha: Polici duhet të kthehet në komunitet, mos t'i kërkohet llogari pse qytetarët po lyejnë shtëpinë!

E ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, gazetarja e njohur Anila Hoxha, tha se sot policia po përballet me një mbingarkesë të punës, dhe sipas saj nëse polici kthehet në komunitet do të ketë më shumë rezultat.

Anila Hoxha: Mund të ketë një lloj ngathtësie në mënyrën e policisë për të vepruar, ndoshta edhe për shkak për mangësi në personel, për super punë dhe super ngarkesë, dhe këtë gjë nuk duhet ta harrojmë. Ai oficeri i policie do të merret edhe me zhurmën e komshiut, do merret edhe me ndërtimet pa leje, edhe me tendat, që ministri i Brendshëm në një takim tha se do të shënohet në CV, zuri drogë, po e citoj në mënyrë jo korrekte, por kjo ishte ideja, dhe bars tha do të jetë edhe shkulja e tendave, jo nuk ka institucione që merren me të gjitha, dhe kjo gjë duhet qartësuar. 

Polici, agjenti i krimeve duhet të shkojë të merret me informacionin bazë, të lidhet me terrenin, si ndodhi historia e Kazmës, nëse inspektori i zonës, polici i zonës, do të lihej në zonë, dhe nuk do i kërkohej, përse po shton kat pa leje, dhe përse po lyen x person pa leje, të jesh i sigurte se do të ishte raportuar ajo ngjarje, dhe jo një vit me vonesë, dhe këto ngjarje të tjera shumë të rrezikshme, në rast se polici kthehet në komunitet, për të parandaluar këto ngjarje do të ketë sukses.

EMISIONET