Keni menduar ndonjë herë për një TITANIK të dytë në lundrim????   Miliarderi i industrisë së minierave Clive Palmer ka zbuluar projetkin e tij për të bërë një kopje modern të Titanikut. Anija, kopje e asaj që u fundos 100 vjet më parë është siç e cilësoi dizenjatori i saj, anija më e sigurtë në botë. "Anija do të ketë të njëjtin lloj të projektimit, përveç se do të ndërtohet ndryshe" tha  Palmer duke zbuluar se  do të  jetë një gjigand luksoz, ku do të mbartë brenda një spitali, kazionio, teatër etj. Por  kritikët thonë se  këtë herë  anija të ketë marrë mjaftueshëm barka dhe jelekë shpëtimi. "Mendoj se çdo gjë do të fundoset nëse në të bën një vrimë. Nuk mund të them që anija nuk mund të përfundojë në fund të detit. Mendoj se në të shkuarën ka pasur njerëz që e kanë thënë këtë dhe jetuan më pas, për t'u penduar",-tha  truri I këtij projekti. Anija është e ngjashme me atë të filmit, në të cilin luajtën Kate Winslet dhe Leonardo Di Caprio.

/Ora News.tv/