Pas anijes Dicotti, një tjetër anije me emigrantë në pritje të një porti të sigurt për t'u zbarkuar ka ndezur një debat të fort politik e mediatik në Itali.

Prej ditës së premte 25 janar 2019 anija humanitare Sea Watch me 47 emigrantë të kombësive të ndryshme në bord, ndodhet në ujërat territoriale italiane, pak milje larg Sirakuzës në pritje për të zbarkuar në portin më të afërt.

Emigrantët u shpëtuan pak ditë më parë në ujërat e Mesdheut ndërsa në kushtet e një moti ekstrem po udhëtonin me gomone nga Libia drejt Europës.

Por Ministri i Brendshëm Matteo Salvini i ka bërë thirrje ekuipazhit të kësaj anije të mos i drejtohet porteve italiane.

"Në Itali portet janë të mbyllura për skafistët e bashkëpunëtorët e tyre", ka deklaruar ai.

"Në Itali do të hyjnë vetëm emigrantë të rregullt. Le të më arrestojnë, nuk ndryshoj mëndje".

Mëngjesin e sotëm një grup parlamentarësh italianë të shoqëruar dhe nga kryetari i bashkisë së Sirakuzës. Francesco Italia e nga një grup aktivistësh të shoqërisë civile, kanë mbërritur në bordin e anijes Sea Watch për të para nga afër kushte në të cilat ndodhen emigrantët.

Deputeti Riccardo Mggi i grupimit + Europa, me një postim në rrjetet sociale shkruan se "me një gomone kanë mbërritur në bordin e anijes Sea Watch, për të verifikuar nga afër kushtet e emigrantëve dhe të ekuipazhit. Kërkojmë të zbresin menjëherë të gjithë në respekt të rregullave ndërkombëtare". 

Ndërsa deputetja Stefania Prestigiacomo komenton "se qeveria italiane duhet të përballoj çështjen e emigrantëve me kompetenca të duhura e jo duke ndaluar një grup fatkeqësish t zbresin në tokë."

Ndaj këtij veprimi të parlamentarëve italianë ka reaguar ministri i brendshëm Matteo Salvini.

"Më vjen keq që një grup parlamentarësh nuk respektojnë ligjet italiane e favorizojnë emigracionin klandestinë, Kemi prova konkrete për të pohuar se duke vënë në rrezik jetë njerëzish komandanti i anijes Sea Watch nuk ka zbaruar kërkesën për të zbarkuar në një port të sigurt që nuk është një port italian e këto prova do të vihen ën dispozicion të autoriteteve gjyqësore."

"Riktheksoj impenjimin tim të mbroj kufijtë italianë, sigurinë e shëndetin e popullit italian e nuk do të jem kurrë bashkëpunëtor me skafistët e ndihmësit e tyre."

Ndërkohë kisha katolike është ofruar për të mikpritur 13 minorenet në bordin e anijes, ndërsa qindra qytetarë të Sirakuzës kanë manifestuar mëngjesin e sotëm për të pranuar në qytetin e tyre emigrantë e kësaj.

/Ora News.tv/