Anglia "prish" festën e Kosovës, sinjal islandez për kombëtaren e Rejës

Anglia "prish" festën e Kosovës, sinjal islandez për

Ka zgjatur vetëm pak minuta qëndrimi i përfaqësueses së Kosovës në krye të grupit A kualifikues të Euro 2020.

Dardanët kanë rreshkitur në vendin e dytë, pasi Anglia, kundërshtari i tyre më 10 shtator ka mposhtur me "poker" golash, 4-0 Bullgarinë. Një 90 minutësh i kaluar mjaft lehtë nga "tre luanët" që iu falën edhe tripletës së Harry Kane.

Gjiganti i sulmit të Tottenham Hotspur u tregua i saktë dy herë nga pika e bardhë e penalltisë. Goli tjetër mban firmën e Raheem Sterling. Kjo fitore e ngjit Anglinë në kuotën e 9 pikë, një më shumë se Kosova dhe 3 më shumë se Çekia.

Në takimet tjera, Islanda, rivali i Shqipërisë më 10 shtator kaloi pa probleme 3-0 Moldavinë, teksa Ukraina mori 3 pikët pas fitores 3-0 ndaj Lituanisë.

EMISIONET