Analisti Ben Andoni i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora deklaroi se partitë në Shqipëri janë kthyer në parti kioska.

Ben Andoni: Gjëja që më ka bërë përshtypje në zhvillimin e partive në dy dekadat e fundit është kjo hapësira shumë e madhe e ideologjisë me atë që përfaqëson. Unë këtu shikoj dhe problematikën shumë të madhe të kryetarëve që nuk i lënë partitë. Një kryetar që i bindet një ideologjie, kjo të bën që në momente të caktuara të bën të marrësh kthesa, të dish të marrësh vendime dhe të drejtosh partinë drejt programeve. Një gjë e tillë me partitë tona nuk ka ndodhur, prandaj partitë tona janë kthyer si parti kioska.  


/Ora News.tv/