Andoni: Nëse Tahiri e Llalla të ishin pas hekurave, mundësitë për negociatat 70 me 30

Andoni: Nëse Tahiri e Llalla të ishin pas hekurave,

Gazetari Ben Andoni i ftuar në "Arena" në Ora News tha se nëse Saimir Tahiri apo Adriatik Llalla do të ishin pas hekurave, mundësitë për hapjen e negociatave do të ishin më të mëdha.

Andoni: E dyta është fillimi i reformës në drejtësi. Po zgjatet jashtëzakonisht. Elementë të caktuar duhet të ishin pas hekurave. Nëse zt.Tahiri do ishte pas hekurave, zt.Llalla do të ishte pas hekurave, Shqipëria do të kishte mundësitë 70 me 30. Ky element është bashkëkohësia me Maqedoninë. Në Bruksel ne shihemi në të njëjtin nivel me Maqedoninë, ku ndarja është e frikshme. E vetmja është që nëse zgjidhja e emrit të vijë, mundësia është shumë e madhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për hir të Maqedonisë, jo për Shqipërinë. Kosova është shumë larg.


EMISIONET