Andoni: Fitorja e VV tregoi zhgënjimin e popullit nga politika

Andoni: Fitorja e VV tregoi zhgënjimin e popullit nga politika

Analisti Ben Andoni i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se fitorja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, tregoi zhgënjimin e popullit nga politika. 

Gjithashtu Andoni tha se koalicioni mes VV dhe LKD ka një problem të madh. Sipas tij këto dy parti nuk i kanë 2/3 e votave në parlament për të bërë të mundur ratifikimin dhe ndryshimet, prandaj do tu duhet të afrojnë një tjetër parti, që mund të jetë minoriteti serb.

Andoni: Ardhja në fuqi e Vetëvendosjes tregon zhgënjimin e popullit nga politika. Kjo ngjan pak me politikën tonë, por kjo e jona i ndryshon shpesh politikat e lojës. Kurti akoma nuk e ka kuptuar se çfarë përgjegjësie ka për mbajtur, të gjithë ato slogane duhet ti përfaqësojë tani. Do jetë e vështirë, por ka mundësi që LDK, si formacioni më i besueshëm t’ia ngrejë stekën për kërkesat, postet dhe platformat VV. Janë plotësuese të njëra - tjetrës. VV ka një frymë socialdemiokrate, ndërsa LDK ka një frymë më shumë perëndimore. Nuk do të jetë shumë e lehtë asgjë.

Nuk e ka penalizuar ndonjë gjë e madhe. Rezultati i LDK-së është më i miri që mund të merrej. Bashkimi i të dyjave ka një problem jo të vogël, për ratifikimin e bisedimeve është nevoja për 2/3 në parlament, që ato nuk e kanë, por kanë një opsion, që të afrojnë minoritetin. Votat e Diasporës do ta përafrojë rezultatin.

EMISIONET