Ancelotti zgjedh fituesin e Champions-it, nuk është Napoli

Ancelotti zgjedh fituesin e Champions-it, nuk është Napoli

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti beson se Paris Saint Germain është kandidati kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe mund të jetë vendimtare për të dyja ekipet. PSG-ja ka pasur mungesë të përvojes në momente të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, por ekipi këtë sezon është më i fort dhe lojtarët kanë më tepër besim. E dinë se mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon”,-është shprehur Ancelotti në konferencën për shtyp në prag të përballjes me francezët.

Këtë mesjavë, Napoli pret në shtëpi PSG-në, me të cilën ndau pikët në ndeshjen e fundit të tyre në Paris e përfunduar me shifrat 2-2.


EMISIONET