Analiza e Hipotekës në Vlorë e Sarandë, Pjetri: S`ka tolerim për të korruptuarit

Analiza e Hipotekës në Vlorë e Sarandë, Pjetri: S`ka tolerim

Nga Vlora ku bëri analizën e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, kryeregjistruesi Valdrin Pjetri theksoi se nuk do të tolerohet asnjë punonjës që abuzon me detyrën. Qytetarëve iu bëri thirrje që t`i drejtohen portalit për bashkëqeverisjen për çdo problem që hasin.

Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri ka ftuar qytetarët që t`i drejtohen portalit për bashkëqeverisjen nëse hasin probleme në zyrat e hipotekave. Teksa bëri analizën vjetore në hipotekën e Vlorës ai përsëriti se nuk do të ketë tolerime për punonjësit që abuzojnë me detyrën.

Pjetri: Nëse nga zyrtat tona konstatohet se kemi pasur neglizhencë, shkelje të afateve apo përgjigje jo shteruese, zyra qendërore merr masa deri në largimin nga puna për punonjësit.

Pjetri theksoi se procesi i lejeve të legalizimit të trashëguar ndër vite do të përmbyllet brenda datës 15 shkurt.

Pjetri: Hipoteka e Sarandës ka përfunduar procesin e legalizimit dhe vetëm në muajin janar ka raportuar se numri i lejeve të legalizimit është zëro, ato që kanë qenë stok. Kurse sipas planit të punës, hipoteka e Vlorës duhet që deri në 15 shkurt të përfundojë legalizimin. 

Në muajin shkurt në qarkun e Vlorës ashtu si në gjithë vendin do të nis dixhitalizimi i arkivave të Zyrave të  Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

EMISIONET