Amerika e ndarë për taksën, Buzhala: Nëse Trumpit i mbijetojnë SHBA-të, i mbijeton dhe Kosova

Amerika e ndarë për taksën, Buzhala: Nëse Trumpit i

Gazetari Berat Buzhala thotë se nëse SHBA-të do ti mbijetojnë  Presidentit Trump, do të mbijetojë dhe vetë Kosova.

I ftuar në Ora News, Buzhala thotë se SHBA-të nuk janë unik lidhur me taksën ndaj Serbisë.

Buzhala: Nëse Donald Trump dhe John Bolton janë SHBA-të atëherë i prek. Unë besoj se aty janë aty janë ozurpatorët e zgjedhjeve të fundit por SHBA-të kanë edhe institucione të tjera, kanë Kongresin. Eliot Engel e mbështet taksën. SHBA-të nuk janë unik në këtë vendim.Miqtë tanë më të mirë të SHBA-së, historik, ata që na kanë ndihmuar me u çliru nuk ishin Trump dhe Bolton. Bolton ishte njeriu kryesor kundër pavarësisë së Kosovës, i vetmi zë në stablishmentin politik në Amerikë, për këtë arsye dhe u shkarkua nga  Bush në 2008 nga pozita e Ambasadorit.

Nëse arrijnë me i mbijetu SHBA-të këtij Presidenti do ti mbijetojmë dhe ne. Nëse nuk i mbijetojnë SHBA-të fatkeqësisht dhe ne jemi në probleme të mëdha sado që miqtë të tjerë si Gjermania dhe Britania e Madhe po i qnëdrojnë afër Kosovës, po e inkurajojnë madje që të mos angazhohet në procesin që do të çojë në ndarjen e Kosovës.

Por a janë lodhur amerikanët?

Buzhala: Jo do të duhej të ishim ne të lodhur. Nëse një Ambasador amerikan vjen në 2019 dhe na thotë  që marrëveshja duhet të jetë duke përfshirë dhe ndarjen e  Kosovës, ky është një shock i madh. Në 17 vite ka qenë vetëm një kërkesë amerikane që Kosova të ruajë kufijtë e saj të Kushtetutës 1974. Nëse vjen një president dhe thotë po ndryshojë kufijtë ky është një shock për ne.Nuk mund ta përballojmë këtë shock, përkundër faktit që vjen nga Presidenti i SHBA.

Rezerva ka edhe për Bashkimin Europian kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave.

Buzhala: Jemi mashtruar nga BE, Komisioni Europian si shoqëri. Kosova i ka të gjitha kushtet e plotësuara mirëpo për shkak të zgjedhjeve të majit në BE. Bëmë dhe Demarkacionin me Malin e Zi përkundër dhimbjes, nuk ka qenë kusht dhe na e kanë futur kusht. Demarkacioni ishte komision shtetëror. Nuk jam penduar që e kam mbështetur, Mali i Zi është aleati ynë. Ka qenë një obsesionim i kryeministrit Haradinaj me disa maje gjeografike pa hartë konkrete. Kam qenë që të aprovohet dhe kemi bërë mirë. Por nuk është i njëjti rast si vija kufitare me Serbinë.


EMISIONET