Ambulanca del nga rruga në Milot, humb jetën personi që shoqëronte të sëmurën

Një ambulancë është aksidentuar në rrugën e Kombit dhe si pasojë një person ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur pranë Milotit, ku ambulanca si pasojë e motit të keq është përplasur me një makinë tjetër dhe me pas ka dalë nga rruga.  Sipas policisë viktima 42-vjeç po shoqëronte një të sëmurë për në spital.

Njoftimi i Policisë

Ambulanca e Burrelit me targa AA948DH me drejtues shtetasin Q.B, ku brenda ka pasur drejtuesin e mjetit, një te sëmurë dhe një shtetas tjeter që shoqeronte të semuren, ka humbur kontrollin dhe për pasoje është perplasur lehte me mjetin  me targa BGA006 si dhe me pas ka dale nga rruga duke u perplasur me një grumbull inertesh dheu.

Për pasoje është dëmtuar shoqeruesi i të semures shtetasi A.D. 42 vjec  i cili ka humbur jeten rruges kur po transportohej për në Spitalin e Traumes. Nga mjeti tjeter me targa nuk ka të lenduar ne njerez vetem dëme të lehta materiale.

Drejtuesi i ambulances është shoqeruar në Komisariatin e Policise Kurbin për veprime të metejshme.

Grupi hetimor  në bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kurbin ndodhen në vendngjarje dhe po punojne për zbardhjen e plote të shkaqeve të aksidentit.


EMISIONET