Për të dytën herë brenda 24 orëve, (datë 20 maj)  ambasadorja e ShBA Yuri Kim shkoi në kryeministri 30 minuta para nisjes së protestës së artistëve dhe të opozitës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Takimi zgjati 90 minuta dhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama ishin të pranishëm dhe kreu i delegacionit të BE Luigi Soreca si dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf.

Pas takimit asnjë nga palët nuk foli për temën e bisedës, e cila besohet se ka qenë situata politike e krijuar pas shembjes së teatrit dhe përmbyllja e reformës zgjedhore.

Por teksa kryeministri Edi Rama bisedonte me trupën diplomatike, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh se PD do të nisë aksionin e pezulluar për shkak të pandemisë, për tu kthyer shqiptarëve të drejtën e votës.

Lulzim Basha: Synimi ynë i kahershëm për t’u dhënë shqiptarëve lirinë e votës, pa të cilën nuk mund të ketë as ekonomi, as zhvillim, as punësim dhe as Europë, të realizohet një orë e më parë dhe t’u mundësojmë atyre t’i drejtohen kutive të votimit.

Ndërsa ngërçi duket duket se po bëhet edhe më i madh, pasi për rikthimin në tryezën e këshillit politik, nuk ka ende një vendim.

Monika Kryemadhi: Të gjithë shqiptarët duhet ta kuptojnë se opozita i ka bërë të gjitha propozimet e saj për reformën zgjedhore dhe po presim reagimin nga PS nëse ëshgtë dakord me propozimet e opozitës apo nuk është dakord. 

Propozimin e amerikanëve për ndryshim sistemi, që sipas burimeve ishte dhe tema e diskutimit mes kreut të qeverisë dhe ambasadorëve, Basha e cilësoi të duhur në parim, por tha se nuk kishte dijeni.

Lulzim Basha: Nuk kam parë asnjë propozim amerikan për sistemin zgjedhor.



/Ora News.tv/