Ambasadori rus: Deformimi i historisë krijon rrezikun e konfrontimeve të reja ushtarake

Ambasadori rus: Deformimi i historisë krijon rrezikun e konfrontimeve

Ambasada ruse organizoi pritje me rastin e 73 vjetorit të fitores kundër nazizmit. Ambasadori Karpushin bëri thirrje që të zbatohet e drejta ndërkombëtare me qëllim që të shmangen konfrontimet ndërkombëtare, pasi sipas diplomatit rus çdo luftë në kohët e sotme mund të shkaktonte asgjesimin e njerëzimit. Gjithashtu Karpushin bëri thirrje që të tregohet më shumë kujdes ndaj lëvizjeve neonaziste, pasi mund të përbëjnë rrezik botëror.

Në 73 vjetorin e fitores kundër nazizmit, Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, bëri thirrje që të mos lihen jashtë vëmendjes rastet e krijimit të lëvizjeve neonaziste.  

Në pritjen e posaçme në kujtim të kësaj ditë, ai nënvizoi se tolerimi i këtyre grupimeve mund të sjellë konfrontime të reja që mund të çojnë në Luftën e Tretë Botërore.

Karpushin: Për fat të keq vit pas viti, jo pa ndihmën e propagandës perendimore, e vërteta e Luftës Botërore po shtrembërohet. Deformimi i historisë krijon rrezikun e konfrontimeve të reja ushtarake që mund të çojnë në Luftën e Tretë Botërore. Siç është shprehur Presidenti Vladimir Putin, gjykimi i shëndoshë dhe instikti i vetëruajtjes do të mbizotërojnë dhe do të parandalojnë shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore.

Duke iu referuar sulmit raketor në Siri nga ana e SHBA, Karpushin e u shpreh se duhet treguar kujdes pasi sipas tij çdo luftë në ditët e sotmet mund të shkaktonte asgjesimin e njerëzimit.

Karpushin: Për fat të keq kemi dëgjuar shumë herë nga përtnerët perendimorë kërcënime për ushtimin e forcës kundër vendeve të caktuara. Një sulm raketor u krye kundër Sirisë, madje u bë me një pretekst krejtësisht të sajuar. Ndërkohë që është fare e qartë se në ditët e sotme çdo luftë mund të shkaktonte asgjesimin e të gjithë njerëzimit. Por për të shmangur tragjedi të tilla duhet të zabtohen rreptësisht të drejtat ndërkombëtare.

Diplomati rus tha se interesat e Rusisë në Shqipëri përfshijnë ndërtimin e një dialogu të ndërsjelltë si dhe bashkëpunimime ekonomike dhe shkëmbime në fushat e kulturës dhe arsimit.

Në pritjen e Ambasadës ruse me rastin e 73 vjetorit të fitores kundër nazizmit ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik, atashe amerikanë, deputetë të parlamentit, anëtarë të kabinetit si dhe kreu i Kishës Ortodokse në Shqipëri Janullatos.


EMISIONET