Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadori Gjerman në Tiranë, ai i Britanisë së Madhe dhe e ngarkuara me punë e ShBA, Leyla Moses-Ones kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike, për tu takuar me kryedemokratin, Lulzim Basha.

Gazetari i Ora News, Everest Dedaj nga selia e PD raporton se ky ka qenë një takim i paracaktuar, ndonëse ka përkuar me një ditë aspak të qetë.

Në fokus të takimit ishte Reforma Zgjedhore, për të cilën në PD, që prej një muaji është ngritur një grup pune.

“Ka qenë një takim i paracaktuar edhe pse përkon me një sistuatë të keqe. Ky takim ka në fokus Reformën Zgjedhore. Në PD ka një muaj që është ngritur një grup pune. Këta amabasadorë i kanë bërë thirrje palëve politike të avancojën dhe të kryejnë një reformë të thellë zgjedhore. PD e ka konsideruar të rëndësishëm këtë proces. Reforma Zgjedhore është një rrugë e rëndësishme për zgjidhjen e krizës në vendin tonë. Kjo ndodh në një moment kur janë bërë më shumë se 9 muaj krizë politike”, raporton gazetari, Everest Dedaj.

Por vetë ngarkuara me punë e ShBA, Leyla Moses-Ones, nuk pranoi të bënte komente rreth asaj çfarë diskutoi me Bashën.

Leyla Moses-Ones: Takimi ishte privat, nuk kam komente.

/Ora News.tv/