Ambasada Shqiptare në Romë në përkujtim të ditës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë ka organizuar më 27-28 nëntor në Teatrin e Villa Torlonia në kyeqytetin italian, dy mbrëmje artistike me pjesëmarrjen e emrave më të mirë të artistëve shqiptarë me një karrierë të sukseshme e shumë vjecare në territorin italian. e jo vetëm. Nën drejtimin artistik të kompozitorit Spiro Kalemi artistët shqiptarë përformuan pjesët më të mirë të muzikës klasike botërore e të repertorit më të njohur të lirikës shqiptare. Ideuesi i këtij eventi kompozitori e pianisti Aleksandër Gashi, i cili në karrierën e tij artistike ka performuar jo vetëm në skenat më të njohura të teatrove italiane e europiane, por dhe i vetmi artist shqiptar që ka interpretuar në sallën e paralementit europian në Strazbburg, përzgjodhi për këtë dy mbrëmje, artistët më të sukseshëm shqitparë në Itali Nata e parë e këtij eventi artistik u hap nën notat e muzikës klasike shqiptare me interpretimin virtuoz të pianistes së njohur Marsida Koni. Soprano Hersi Matmuja, aktualisht studente në Konservatorin Santa Cecelia në Romë, emocionoi publikun me interpretimin e Aries së Mrikës nga Opera Skëndërbeu e të këngës shekullore Moj e Bukura More. Magjia e notave të Verdit e Puccinit, erdhën në skenë nën intepretimin e sopranove Ana Lushi e Donika Mataj, Tingujt e muzikës së Shopenit, nën virtuozitetin inpterpretues të Maestro Gashi shënuan momentin kulmor të natës së parë të kësaj feste shqiptare në Romë. "Dedikuar Migjenit" titullohej nata e dytë, një ide e kompozitorit Aleksandër Gashi ku gërshetohet frymëzimi artistik i poetit më të madh shqiptar shqiptar Millosh Gjergj Nikola, Migjeni, me kompozimin e muzikës së Chopenit. Edhe pse ka ndërruar jetë në moshë fare të re, vetëm 27 vjev, Migjeni mbetet poeti më i madh shqiptar i cdo kohe. Frymëzimi i tij artistik tingëllon sot po aq aktual e emocionues dhe pse kanë kaluar 77 vjet nga vdekja e tij. Vargjet e Migjenit nga Recitali i Malësorit "Oh si nuk kam një grusht të fuqishëm, ti bij mu në zemër malit që nuk b'zan" qe motivi frymëzues i kësaj mbrëmje të cilës iu bashkuan dhe intepretimet e mezzosopranos Irida Dragoti e violinistes Anila Kraja. Eventi special në Romë me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë në Itali, në nderim të Festës sonë Kombëtare, u ndoq nga një publik shqiptar e italian me pjesëmarrjen e përfaqësive të trupave diplomatike në Romë, ku nuk munguan dhe emra të njohur si nipi i Ismail Bej Vlorës, djali i Nermin Vlorës, z. Roberto Falaschi, aktori e regjizori italian Mikele Placido, Drejtori i Konservatorit të muzikës Santa Cecilia në Romë, ku kanë studiuar mjaft artistë shqiptarë, Adolfo Vannuci, stilistja e Ata Modës italiane Regina Schreckeer, si dhe studiues e përfaqësues të komunitetit shqiptarë në Itali. Drejtuesja e këtij eventi qe aktorja italiane Daniela Conversi.

/Ora News.tv/