Alvin u identifkua në kamp nga një shenjë në vesh. Bëhet e ditur në deklaratën zyrtare që autoritetet italiane kanë bërë publike lidhir me operacionin e suksesshëm të lirimit të Alvin Berishës nga kampi I të burgosurve Al Hore në Siri. 

Operacioni në vetvete ishte kompleks dhe i rrezikshëm megjithatë arrijnë të bëjnë Italinë shtetin e parë që arritur të ndërtojë një korridor humanitar që nga fillimi i luftës në Siri.

Kërkimet nisën në gusht 

“Kërkimet ndërkombëtare çuan në gjetjen e fëmijës në kampin e refugjatëve Al Hol nën kontrollin e kurdëve, i cili është streha e mbi 70,000 njerëzve, kryesisht të afërm dhe fëmijë të luftëtarëve xhihadistë në burg.
Gushtin e kaluar u aktivizua Shërbimi i Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar (SCIP) i Ministrisë së Brendshme, që është pika kontaktuese italiane për bashkëpunimin ndërkombëtar policor.
SCIP dhe Grupimi Operacional Special (ROS) i Karabinierit - përgjegjës të hetimeve morën informacionin që Valbona Berisha kishte vdekur në Siri gjatë një bombardimi dhe Alvin jetonte në të ashtuquajturën "zona e jetimëve" të kampit Al Hol” 
shkruhet në dokument.

Identifikimi
Nga dokumenti mësohet se djali ishte verifikuar nga një shenjë në vesh.

"Për të verifikuar me siguri identitetin e të miturit, SCIP u përfshi në këtë operacion Policia Shkencore Italiane e cila kreu një analizë fiziomomike krahasimi duke dhënë një gjykim të pajtueshmërisë totale, gjithashtu për një keqformim specifik të veshit të djathtë të Alvin raportuar nga babai dhe verifikuar tek fëmija i pranishëm në kampin e refugjatëve në Siri."

Operacioni i shpetimit

Në të njëjtën kohë, një "jellow notice" u lëshua në Interpol në 10 shtatorin e kaluar, me autorizim nga Prokuroria Publike e Milanos. Ky është një shënim që gjurmon fëmijën. Më pas u angazhua dhe Ministria e Punëve të Jashtme italiane, ministria e jashtme shqiptare si dhe ministria e Brendshme.

Alvin dhe babai i tij, Afrim Berisha, , kanë nënshtetësi shqiptare, madje edhe me një leje qëndrimi të rregullt italian, dhe aktivizimi I autoriteteve shqiptare ishte i domosdoshëm edhe për dokumentet e fëmijës, të domosdoshëm për të transportuar fëmijën nga Siria në Liban dhe për këtë arsye në Itali.

Në të njëjtën kohë, SCIP kërkoi ndihmë nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, i vetmi që operonte në kampin Al Hol, i cili menjëherë u aktivizua me Gjysmëhënën e Kuqe përkatëse, duke arritur të identifikonte fëmijën dhe ta transportonte atë, falë garancive të ofruara për operacione humanitare, nga kampi i refugjatëve në Damask dhe më pas në kufirin e Sirisë me Libanin, me të gjitha rreziqet e kalimit të një territori në luftë.

Në kufi i vogli u mor nga delegacioni i drejtuar nga një drejtues i Policisë së Shtetit SCIP i cili së bashku me CRI, ROS të Karabinierëve dhe një delegacion të qeverisë shqiptare, e çuan Alvin në Ambasadën Italiane në Beirut, ku ai do të niset për në Itali.

/Ora News.tv/