Kryeministri Edi Rama poston nje foto ne facebook, ku ne makinen me Alvin eshte dhe ministri i Brendshem Sander Lleshaj.

Kryeministri informon se në operacionin për lirimin e Alvin nga kampi i të burgosurve Al Hole në Siri është angazhuar edhe një skuadër speciale të policisë sonë. 

" Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë"

Mësohet githashtu se vetë kryeministri italian, Giuseppe Conte ishte angazhuar personalisht në këtë operacion dhe kryeministri ka disa falenderime. 

"Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane. Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm.

Postimi mbyllet duke deklaruar se do vijojne perpjekjet per lirimin e fëmijëve e grave shqiptare që vazhdojnë të jenë peng në kampin burg.  

"Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin.".

Lexo gjithashtu: 

I qeshur e me kapele, shikoni fotoja e parë e Alvin Berishës jashtë kampit të Sirisë

Ekskluzive për Ora News, Afrim Berisha mezi pret ta përqafojë të birin, ka vetëm falenderime

/Ora News.tv/