Kryeredaktori i Sportit në Rtv Ora, Altin Sulçe ngarkoi me faj repartin e sulmit për humbjen 1-0 ndaj Turqisë. I ftuar në "Ora Sport", Sulçe komentoi se sulmi kishte katër pesë raste dhe për në këto kushte ishin ato që vendosën ndeshjen.

"Nuk është ndeshja klasike që goli në fund do të na rregullonte. Goli vetëm moralisht do të na rregullonte, sepse për sa i përket ëndërrës që ne të vazhdonim ëndërrën, pasi matematika na lejonte, ne donim vetëm të shënonim. Fajin më të madh e kanë lojtarët e sulmit sepse ata që pësuan në mbrojtje, sepse kishte katër-pesë raste," komentoi Sulçe.


/Ora News.tv/