Alpha Bank do të ofroj më shumë financime për biznesin e vogël e të mesëm. Janë 25 mln euro që vihen në dispozicion të sipërmarrjeve shqiptare edhe në rastet kur biznesi nuk ka kolateral. Alpha Bank nënshkroi kontratën e parë të kreditimit, me kompaninë Elinikon, nën Programin COSME, për financimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme shqiptare. 

Bizneset e vogla dhe të mesme që kanë nevojë për një hua por nuk plotësojnë kushtet për kolateral do të mund ta sigurojnë atë në Alpha Bank.

Janë 25 mln euro të cilat vihen në dispozicion të bizneseve shqiptare. Kjo falë Marrëveshjes së nënshkruar midis Alpha Bank Albania me Fondin e Investimit Evropian (FIE) e mbështetur edhe nga Programi për garantimin e huave - COSME, të ofruar po nga Bashkimi Evropian.

Drejtori i Alpha Bank Ftoi bizneset që të përfitojnë nga kjo mundësi.

Drejtori i Përgjithshëm të Alpha Bank Albania, Z. Georgios Papanastasiou: Jam i lumtur që sot arritëm të financojmë një shoqëri tregtare mbështetur nga Programi i garancisë COSME dhe dua të ftoj të gjitha bizneset shqiptare të aplikojnë që të përfitojnë nga ky mjet i rëndësishëm financiar i BE-së.

Një nga objektivat afatgjatë të Alpha Bank është mbështetja e biznesit shqiptar, duke i bërë konkrete planet e tij të biznesit, me zgjidhje financiare të personalizuara dhe me kushte të favorshme.

Alpha Bank operon në Shqipëri që prej vitit 1998 dhe ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për klientët individë, biznes apo korporatë.

/Ora News.tv/