Një krim i rëndë në familje është shënuar në lindje të Londrës. Mohammed Anhar Ali mbyti bashkëshorten e tij, dhe më pas u ul në divan me një gotë çaj të priste policinë. 

Ngjarja u shënua në banesën e tyre, ndërsa fëmijët ishin në gjumë në dhomën e vet.

Mes çiftit kishte pasur konflikte madje bashkëshortja kishte kërkuar divorcin në tetorin e vitit të kaluar.

Autori pas krimit kishte telefonuar policinë në numin 999 duke i thënë: Aksidentalisht mbyta gruan time me shall'

Kur polici mbërriti në vendin e ngjarjes ai u kërkoi oficervëve të bëjnë kujdes sepse vajzat po flininnë dhonën e tyre lart.

Në lot nëna e 25 vjeçares thotë:  "Fëmijët kërkojnë çdo ditë nënën e tyre. Si mund ti shpjegoj atyre se e ëma ka vdekur dhe se vajza ime nuk jeton më? E mora Mohamed në shtëpi si djalin tim dhe ai më vrau vajzën. Mbesat nuk do të shikojnë më nënën e tyre nuk do ta përqafojnë më. Cdo ditë më pyesin se kur mamaja e tyre do të kthehet nga qielli dhe kjo po më shkatërron shpirtërisht "

Ali 32 vjeç ishte martuar me 25 vjeçare Janahara Begum në maj të 2015 por martesa e tyre e palumtur kishte përfunduar në nëntor 2017. Vitin e kaluar ajo kishte nisur të takohej me një burrë tjetër.

Gjatë marrjes në pyetje burri kishte thënë se e kishte vrarë pasi ishte i shqetësuar për jetën e vajzave pasi e ëma frekuentonte shumë meshkuj.

/Ora News.tv/