Massimiliano Allegri po i shijon në maksimum pushimet.

Tekniku italian është pa skuadër që prej largimit nga Juventusi dhe pavarësisht shumë ofertave nuk ka vendosur të ulet në pankinë. Megjithatë, 52-vjeçari nuk është larguar nga futbolli, ku është parë shpesh duke e ndjekur nga shkallët e stadiumit.

Së fundmi, Allegri ndodhej në "San Siro", ku pa 90 minutëshin e mbyllur në barazim 1-1 mes Milanit dhe Napolit. Një sfidë ku vendosi përballë dy ekipe që po kalojnë momente delikate dhe shumë shpejt priten zhvillime të reja, kryesisht në pankinë.

Stefano Pioli nuk e ka vendin e sigurtë në krye të kuqezinjve, ndërkohë që Carlo Ancelotti ka humbur shumë nga shkëlqimi i tij në krye të Napolit. Por, një video që po qarkullon në rrjet ka bërë lëmsh gjithçka.


Allegri është parë duke biseduar me kreun e zyrës për shtyp të jurogëvë, Guido Baldari. Ky i fundit shihet teksa flet në vesh me Allegrin, ku nuk përjashtohet ta ketë ftuar për të drejtuar Napolin në të ardhmen.

/Ora News.tv/