Allegri "hap barkun", tregon se kur por jo ku do të rikthehet në stol

Allegri "hap barkun", tregon se kur por jo ku do të rikthehet

Massimiliano Allegri prej verës së vitit të shkuar ka mbetur pa skuadër. 

Ish-trajneri  i Juventusit i intervistuar në Paris gjatë prezantimit të librit të tij që titullohet “Të fitosh është kaq e thjeshtë”, ka folur edhe për të ardhmen duke premtuar rikthimin në stol që nga sezoni i ardhshëm. 

Në shtator duhet të rikthehem në rast të kundërt do të mësohem të jem gjithmonë me pushime dhe nuk do të punoj më”, ka thënë Allegri duke qeshur. Megjithatë fjalët e tij shkojnë si sinjal për klubet që janë të interesuara për ta ulur në stol. 

Trajneri italian kërkohet nga Milani dhe Manchester United  pritet që në verë ai të marrë drejtimin e një klubi të madh.

EMISIONET