Hendeku  mes Manchester City dhe Liverpool sa vjen e thellohet.

Humbja në fundjavë e kampionëve në fuqi të Premier League 3-1 përballë "The Reds" ka nxjerrë zbuluar ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola. Spanjolli mësohet se ka përpiluar një listë me emrat e lojtarëve që dëshiron në ekip.

Diçka të tillë e zbulon tabloidi britanik "Daily Mail", që shton se klubi është i gatshëm për të vënë në dispozicion të Guardiolës një shifër mbi 100 milionë euro.

Ish tekniku i Barcelonës mendon se i nevojitet zëvendësimi i Sergio Agueros dhe David Silvës, si dhe përforcimet në mbrojtje. Prapavija e "bluve" ka çaluar prej disa javësh, me Laporte që ka pësuar një dëmtim në gju dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.

/Ora News.tv/