Aktori i njohur Alex Seitaj i cili njihet nga publiku me rolin e “Vezires”, ka qenë i ftuar në "Thumb ON" në RTV Ora. Ai ka folur për eksperiencën e tij në fushën e aktrimit dhe rolin e Vezires.

I pyetur nëse “Vezirja” ka ndikuar në paragjykimin për seksualitetin e tij ai përgjigjet po.

Po,  por arrin një moment që s'të bën më përshtypje sepse të vlerësojnë njerëzit e tu më të afërt, e justifikon llogaria bankare. As më ngre as më ul se Maqoja thotë një gjë të tillë. Pastaj unë këtë nuk e marr aspak për ofendim. Më shumë do ofendohesha po të më thoshte ai Aleksi është rob injorant, i trashë. Zakonisht ata që çojnë mesazhe të tilla janë ata që flirtojnë në inbox-in tim. Njerëz që më ngatërrojnë me Veziren dhe më çojnë mesazhe ka plot, djem dhe vajza. Deri diku e kuptojnë faktin që është thjesht personazh, një iluzion për ekranin”, shprehet Alex.

Aulona Musta: Po ndonjë e dashur që të ka thënë "vishu pak si Vezirja".

Alex Seitaj: Jo do ishte e çuditshme.

Fatma Haxhialiu: Ndonjë që të ka ofruar lekë që të vish tek çifti i tyre si Vezirja?

Alex Seitaj: Një mesazh që mua më bëri me ulçer në stomak ishte kur dikush më shkruante do të jap sa lekë të duash vetëm që Vezirja të vijë dhe të më rrahë njëherë keq fare.


/Ora News.tv/