Aldo Teqja shërbeu si portier edhe tek Skënderbeu, Klubi solidarizohet

Aldo Teqja shërbeu si portier edhe tek Skënderbeu, Klubi solidarizohet

Klubi i Skënderbeut ka reaguar pas hedhjes nga kati i 6-të i pallatit i portierit të Partizanit, Aldo Teqja.

Skënderbeu i ka uruar shërim të shpejtë 24-vjeçarit, duke deklaruar se gjendet pranë tij në këto momente të vështira.

"Të shokuar nga raportimet e fundit mbi incidentin e ish portierit bardhekuq Aldo Teqja! Ndodhemi pranë teje në këto momente të vështira!

Shërim të shpejtë Aldo! Jemi me ty!"-shkroi klubi korçar, për ish- portierin e tyre.

Policia njoftoi se Aldo u hodha nga kati i gjashtë i banesës rreth orës 19:30 të mbrëmjes së të shtunës në kushte të rënda psikologjike.

Ndërsa Klubi i Partizanit në një postim në Facebook, shkroi se ngjarja ishte aksidentale.


EMISIONET