Kompania Albsig është tepër e ekspozuar kundrejt riskut për sa i përket sigurimit të pronës, këtë tregon shifra e cila është rreth 750 kërkesa deri më tani.

Kjo kompani sapo kishte dëmshpërblyer të siguruarit e saj nga dëmet e tërmetit të 21 shtatorit në kohë rekord duke i kthyer qetësinë dhe rrjedhimisht të gjithë bizneset ishin në normalitetin e funksionimit te tyre.

26 nëntori lëkundi banesa por kompania Albsig nuk ndaloi as këtë herë.

Plarenti Hamzaj: “Tashmë operojnë në terren 10 grupe pune të përbëra nga inxhinierë dhe specialistë që po evidentojnë dhe vlerësojnë dëmet e shkaktuara.”

Albsig nxori në terren grupet e punës riorganizoi njerëzit në mënyrë që të përballonte kërkesat e shumta, të cilat vinin në numrat e telefonit.

Pjesë e Kastrati Grup dhe e mbështetur nga gjiganti ndërkombëtar i risigurimeve si Hanover Re, Albsig vijon me evidentimin dhe dëmshpërblimin e saj.

Jan Liska: “Të gjithë të siguruarit e Albsig mund të jenë të qetë që do marrin të gjithë dëmshpërblimin e dëmit të secilit pasi Albsig mbështet edhe mbi një risigurues si Hanover Re, një nga kompanitë me potencial të padiskutueshëm. Ne jemi AON, kompania intermediare më e madhe ne botë.”

Bizneset dhe individët e siguruar këtë herë nuk kanë asnjë dyshim që do të marrin dëmshpërblimin pasi besimi tek kompania Albsig nuk është lëkundur në asnjë moment.

“Ne, me eksperiencën tonë nga Albsig, jemi shumë të kënaqur.”

Për kompaninë e sigurimit Albsig, pjesë e Kastrati Group, ky tërmet ishte një tjetër mundësi për të treguar aftësinë e saj paguese, mbajtjen e fjalës kundrejt të siguruarve, të cilët do të marrin dëmshpërblimin e tyre deri tek i siguruari i fundit pasi procesi është në vijim.

 

/Ora News.tv/