Albin Kurti për zgjedhjet e 6 tetorit: Fitoren e kemi të sigurtë, por do na duhet partner

Albin Kurti për zgjedhjet e 6 tetorit: Fitoren e kemi të sigurtë,

Kreu i Lëvizjes VetëVendosje në Kosovë, Albin Kurti në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se shkon me shanse të sigurta në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kurti nuk e mohoi faktin se pas zgjedhjeve do t’i nevojitej edhe një partner për të kaluar në qeveri.

Pjesë nga Intervista: 

Gazetarja: Mendoni që mund të dilni i vetëm fitues dhe në qoftë kështu, e cilësoni dështim pamundësinë e arritjes së një koalicioni  parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës?

Albin Kurti: Në zgjedhjet e kaluara ne kemi dalë me 32 deputetë, 12 parti të tjera u bënë bashkë dhe i kishin 39 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës me 4 parti të tjera mbeti me 29 deputetë. Ne sërish garojmë vetë, por tani 12 parti u shkapërderdhen dhe tani e kemi rrugën e hapur. Lëvizja VV e ka rrugën e hapur dhe marr shans të sigurtë drejt 6 tetorit. Pas zgjedhjeve duhet ta shohim rezultatin. Jemi me siguri të parët. Do të na nevojitej edhe dikush për partner.

Lexoni intervisten e plote



EMISIONET