Për Koço Kokëdhimës shteti shqiptar është në pamundësi ekonomike për të luftuar këtë pandemi.

Në një lidhje me Skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, Kokëdhima tha se vende të krahasueshme me ne kanë alokuar shumë më shumë para.

Kokëdhima: Shteti ynë është pa mundësi ekonomike. Është momenti për të bërë një reflektim. Buxheti ynë ëhstë në gjendja katastrofike. Vendet e krahasueshme me ne: Estonia ka 1.3 milion Banorë. Estonia akordoi 2.3 mld euro ndihmë në luftë me koronavirusin. Qipro 1.1 mln banorë, paketa për koronavirusin 700 mln euro. Irlanda 3 mld euro me 4.9 milion banorë. Kroacia me me 4 milion 3.9 mld euro. Greqia 10 mld, Portugalia 10 mld me 9.2 milion banorë, Danimarka me 5.6 mln banorë, 40 mld euro. Dhe këto janë të gjitha paketat e para. Njëra ëhstë mundësia ekonomike dhe tjetri është vizioni që kanë këto vende. Ne duhet të themi që si shpjegohet që vendi yne, kur bonja ka alokuar 500 mln euro. Pse jemi katandisur në këtë pikë. Qeveria e Shqipërisë nuk ka asnjë lek. Ne kemi 30 vite korrupsion të shfrenuar, dhe gjithë ky milet u bën temena. Shteti nuk na ndihmon dot në këtë situatë të vështirë. 


/Ora News.tv/