Mijëra njerëz në rrugë, panik dhe trafik automjetesh. Kjo ka qenë pamja që ofroi kryeqyteti shqiptar mbrëmjen e së dielës (22 shtator 2019), pas një lajmi të publikuar mbrëmjen e djeshme në disa portale se një sizmiolog grek kishte parashikuar se Shqipëria do të tronditet nga një tërmet tjetër i fortë me magnitudë 5.8 gradë të shkallës rihter në orën 23:30 minuta.

Lajmi u përhap shumë shpejt dhe banorët në panik braktisën shtëpitë dhe dolën në rrugë.

"E dimë që tërmetet nuk parashikohen por u frikësuam. Dhe fakti qe pame te tjeret te dilnin jashte dolem dhe ne" thanë dy gra ne nje prononcim per RTV Ora.

Shkencërisht askush nuk e parashikon dot kohën dhe as fuqinë e një tërmeti. Agjencia më e madhe në botë për tërmetet konfirmoi mbrëmë vonë se nuk është e mundur të parashikohet kurbien tërmetet dhe as fuqia e tij. Ajo bëri thirrje për qetësi për të gjithë qytetarët.

"Nuk parashikohen tërmetet. Mos besoni në lajme të tjera" thuhet në njoftimin e tyre.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka doli në një komunikim në orët e vona të natës për të siguar se nuk ka asnjë parashikim për tërmetet dhe kush përhapi lajmin e rremë do të ndëshkohet.

Olta Xhaçka: "Për shkak të situatës kaotike dhe panikut të krijuar nga lajmi i rremë për një tërmët që do të ndodhte në orën 23:30 me një magnitudë të fuqishme pothuajse gjithë Tirana ka dalë jashtë. E kuptoj që këto janë momente të vështira dhe qytetarët janë të frikësuar dhe kjo është e mirëkuptueshme por dua të them se kushdo që ka hapur lajmin e rremë për tërmetin e madh që pritej të ndodhte në orën 23:30 ka kryer një akt të rëndë kriminal të dënueshëm nga Kodi kriminal. Nuk do të lëmë gurë pa lëvizur derisa të zbulojmë autorin e këtij krimi i cili do të paguajë me burg"

 Menjëherë pas kësaj policia deklaroi se ka ndaluar dy gazetarë të dy portaleve duke i akuzuar se kanë përhapur lajm të rremë.

Policia njoftoi: "Menjëherë pas publikimit të një lajmi të rremë në portalin "SYRI.net" dhe më pas edhe në disa portale të tjera, se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë shoqëruar në Polici gazetarin e portalit "SYRI.net", Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e "Shekullit", për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët.”

Rama rimerr axhendën

Reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Mëngjesin e së hënës, 23 shtator Rama postoi një koment në facebook

"Jam thellësisht i revoltuar, që një idiot apo disa syresh së bashku, përhapën një Fakeneës kriminal për ardhjen e një tërmeti shkatërrues dhe kallën mbrëmë panikun në shpirtin e shumëkujt prej jush! Po njëkohësisht, jam thellësisht i keqardhur, që shumë prej jush, ranë pre e asaj ligësie të pashoqe, të prodhuar e shpërndarë me shpejtësi, nga marrëzia e kujt verbërisht kërkon sherr, rrëmujë, kaos mundësisht, për arsyet e panjerëzishme të Mosarsyes." Sot për Shqipërinë nis një ditë e zakonshme si të gjitha të tjerat dhe prandaj edhe unë, vendosa të rimarr udhëtimin e punës për në Nju Jork, ku do të takohem me Presidentin e Shteteve të Bashkuara e me të tjerë kryetarë shtetesh e qeverish apo personalitete me rëndësi, si edhe do të flas në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.





/Ora News.tv/